Technical Sales Engineer
Nr. i reklamës i Anegino
AE27VU33
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
EPPC Albania kërkon një Technical Sales Engineer për klientin e saj, kompani e suksesshme që operon në industrinë mekanike në vend.
Kandidati ideal duhet të ketë njohuri/përvojë në ofrimin e zgjidhjeve inxhinierike dhe në segmentin industrial.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe gjenerimi me klientë të rinj në sektorin industrial;
• Menaxhimi i të gjithë ciklit të shitjeve;
• Monitorimi dhe informimi në mënyrë të vazhdueshme rreth ecurisë së tregut (politikat e
çmimeve, informacion rreth konkurrencës);
• Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të objektivave të kompanisë;
• Raportime periodike tek drejtuesit.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare në Shkencat Inxhinierike (e preferueshme, Mekanike, Elektrike);
• Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet (e preferueshme në segmentin industrial);
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze + MS Office;
• Njohuri të mira teknike dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
• Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe problem-zgjidhëse;
• Të zotërojë patentë të klasit B dhe gadishmëri për të udhëtuar.
Të dhënat:
Pozicioni: Technical Sales Engineer;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 15.02.2018.
Data e aplikimit të fundit : 19 Shkurt 2018