Pozicion vakant - Keshilltar klienti
Nr. i reklamës i Anegino
AC82RN27
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Për një nga klientët tanë, kompani e cila operon suksesshëm në tregun shqiptar në teknologjinë e të ushqyerit për kafshë, P&P është duke kërkuar për një person të përshtatshëm për pozicionin Këshilltar klienti.
Ai/ Ajo do të jetë përgjegjës për:
- Këshillimin e klientëve në menaxhimin e fermës dhe shëndetin e kafshëve.
- Mbarëvajtjen e marrëdhënies së klientëve ekzistues dhe sigurimin e klientëve të rinj.
- Zbatimin e strategjive të marketingut, rritja dhe përmirësimi i shitjeve.
- Dokumentimi i suportit dhe këshillave të dhëna klientit, nëpërmjet përgatitjes së prezantimeve dhe raporteve përkatëse javore.
- Kontrollimin e porosive dhe furnizimin e klientit.
- Mbajtjen e raporteve miqësore me klientët dhe ndjekjen e likujdimit të faturave.
Për t’u konsderuar kandidat i suksesshëm për pozicionin, ju duhet të:
- Zotëroni njohuri të përgjithshme në fushën e mbarështimit/ të ushqyerit ose në fushën veterinare
- Jeni njohës i mirë i paketës MS Office.
- Jeni i komunikueshëm dhe i përgjegjshëm në kryerjen e detyrave të caktuara.
- Jeni korrekt dhe fleksibël në orare.
- Jeni i mirë-organizuar dhe i aftë të punoni në grup.
- Keni patentë për drejtim automjeti.
- Keni njohuri të mira të gjuhës angleze (Njohuria e gjuhës gjermane konsiderohet avantazh)
Kërkesa bazë lidhur me edukimin dhe eksperiencat e mëparshme të punës:
- Diplomë universitare, preferohet në një nga degët e Mjekësisë veterinare, Bujqësisë, Ekonomisë ose Agrobiznesit.
- Eksperiencë e mëparshme pune, preferohet 2-5 vjet (përbën avantazh eksperienca në fushë të ngjajshme)
Kompania ofron pagë tërheqëse, ambjent pune dinamik dhe mundësi zhvillimi dhe trajnimi të vazhdueshëm.
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të përcjellin CVnë e tyre për vlerësim.
Rreth kompanisë:
SCHAUMANN është kompania lider në tregun ndërkombëtar në fushën e prodhimit dhe teknologjisë së aditivëve për ushqimin e kafshëve duke ofruar produkte inovative dhe këshillim të vazhdueshëm në fermat blegtorale.
Qëllimi i kompanisë është maksimizimi i efiçencës në teknikat e të ushqyerit dhe lehtësive në prodhimin e produkteve përkatëse duke garantuar suksesin në fermë.
Produktet Schaumann zhvillohen në qendrën kërkimore shkencore Hueslenberg në bashkëpunim me universitetet më prestigjioze në Gjermani.
Ndërthurja e njohurive, kërkimit të vazhdueshëm shkencor, zhvillimit të teknologjisë së prodhimit dhe këshillimit rreth produkteve përbën bazën kryesore për suksesin e strategjinë e korporatës.

- Duhet të ketë patentë makine.
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.

Data e aplikimit të fundit : 6 Gusht 2017