BRUNES kërkon të punësojë specialist finance (M/F)
Nr. i reklamës i Anegino
AC18TC13
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Po bëhen 25 vjet që BRUNES u vjen në ndihmë klientëve të plotësojnë dëshirën për një jetesë komode. Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare në të gjithë Shqipërinë, po kërkojmë specialistë finance (M/F). Nëse e cilëson veten ambicioz dhe dëshiron të rritesh profesionalisht, është çasti i duhur që t'i bashkohesh skuadrës sonë të ekspertëve. Detyrat ditore parashikojnë përgatitjen, regjistrimin dhe sistemimin e të dhënat ekonomike sipas procedurave të kuadrit ligjor tregtar dhe tatimor, si dhe hartimin e pasqyrave përmbledhëse mbi të ardhurat dhe shpenzimet, përgatitjen e analizave dhe raporteve financiare.
Të ofrojmë:
- Nisjen e një marrëdhënieje pune afatgjatë, të karakterizuar nga qëndrueshmëria dhe në përputhje të plotë me Kodin e Punës;
- Pagë mujore stimuluese;
- Atmosferë bashkëpunuese dhe mbështetje të përhershme, që të lehtëson synimin për rritje profesionale.
Prej teje kërkojmë:
- Dëshirë të vazhdueshme për t’u përmirësuar;
- Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat.
Puna jote e ardhshme ka për të qenë në një nga pikat e kompanisë: në Tiranë (Domje), Durrës (Xhafzotaj), Lezhë (kryqëzimi i Shënkollit), Shkodër (Bërdicë e Sipërme), ose në Vlorë.
Mirëpresim CV tënde!

Data e aplikimit të fundit : 6 Tetor 2018