Mundësi Punësimi brenda vendit: “Menaxher Projekti”
Nr. i reklamës i Anegino
AB96BC63
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Mundësi punësimi në një nga kompanitë më në zë në fushën e reklamave, eventeve dhe panaireve!
Pozicioni i Punës: Menaxher Projekti
Vendodhja: Tiranë
Pagesa: Paga shumë e kënaqshme
Përshkrimi i punës:
Hartimi dhe koordinimi i Projekteve të lidhura me Pavijonet Shtetërore dhe Panairet Sektoriale
Detyrat / Përgjegjësitë:
Te sigurojë që të gjitha projektet të dorëzohen në kohë, në kuadër të fushëveprimit dhe brenda buxhetit
Ndihmon në përcaktimin e qëllimit dhe objektivave të projektit
Të sigurojë disponueshmërinë e burimeve dhe shpërndarjen
Të hartojë plane të detajuara të projekteve për të monitoruar dhe ndjekur progresin
Të menaxhojë ndryshimet në qëllimin e projektit, orarin e projektit, si dhe kostot e projektit duke përdorur teknika të përshtatshme të verifikimit
Të monitorojë performancën e projektit duke përdorur mjetet dhe teknikat e duhura
Të menaxhojë me sukses marrëdhëniet me klientin dhe të gjitha palët e interesuara.
Kualifikimet dhe aftësitë:
Të ketë aftësi komunikimi dhe shkathtësi mendimi
Bindës në propozimet e kryera, te ketë iniciative personale por t’i përmbahet rregullave dhe hierarkisë se kompanisë
Të jetë i/e gatshme për detyrat jashtë zyrës, të respektojë oraret por edhe të jetë fleksibël për oraret në flukse të veçanta pune
të flasë rrjedhshëm e me leksik të bollshëm të paktën 3-4 gjuhe të huaja (por edhe njohës i mire i shqipes që ndonjëherë është e domosdoshme për t’u theksuar); njohja e gjuhëve ballkanike, greqisht, serbokroatisht etj do të përbënte avantazh
Të ketë njohuri paralele edhe në fusha të tjera duke pasur parasysh që eventet mund të përfshijnë gjerësisht jo vetëm çështje ekonomike por edhe kulturore e sociale.
Benefite:
Pagesë shumë e kënaqshme
Kontratë pune e rregullt
Siguracione të mbuluara
Benefite në bazë të performancës
Data e aplikimit të fundit : 9 Mars 2016